Reprezentacioni Rus i kanotazhit

///Reprezentacioni Rus i kanotazhit

Reprezentacioni Rus i kanotazhit

Kushtet perfekte të Liqenit të Dibrës tërhoqën reprezentacionin Rus të kanotazhit të udhëhequr nga Z. Seva Rozhkov, që këtë vit trajnimet ti zhvillojnë në qytetin e Dibrës. Liqeni ynë edhe në dimër është optimal për këtë sport sepse malet e larta që e rrethojnë, e mbrojnë atë nga erërat e fuqishme duke shmangur valëzimet dhe ngricat e ujit që janë pengesat kryesore për mbarëvajtjen e trajnimit.

Ruset në Dibër gjithashtu u befasuan nga mikpritja Dibrane, kushtet shumë të mira hotelierike ne hotelin e Venec-it si dhe ushqimet e shijshme dhe bio. Ritual i përditshëm i këtij ekipi ishte relaksimi ne ujërat termo-minerale si dhe terapia fizikale që ofrohej nga fizioterapistët tonë me përvojë shumëvjeçare.

Ekipit Rus të kanotazhit i urojmë suksese në kompeticionet e rradhës.

2015-04-24T21:56:01+00:00

Leave A Comment