
Në 22 Qershor 2018, zyrtarisht u inagurua Aqua Parku i parë me ujëra termo minerale në Maqedoni dhe Ballkanin Jug-Perëndimor. Projekti u emërua Aqua Spark, ku Aqua qëndron si sinonim për burimet e famshme ujore të Dibrës, ndërsa SPARK ke dy kuptime:
- Është bashkrim i dy fjalëve SPA dhe PARK = SPARK, ku përmes SPA simbolizohen llixhat dhe vetë fjala SPA do të thotë stil jetese, ndërsa fjala park qëndron për vetë parkun ujor që ndërtuam
- Spark në gjuhën angleze do të thotë “shkëndijë“, dhe sigurisht kur flitet për Dibrës, burimet ujore të saj gjithmonë kanë qenë shkëndijë shprese për zhvillimin e këtij rajoni me një histori të lashtë dhe kulturë të rrallë.
Aqua Spark u ndërtua në kompleksin e Kosovrast-it, shumë pranë rrugës magjistrale që lidh Dibrën me Mavrovën dhe Gostivarin, me një pejsazh të rrallë të liqenit të Dibrës dhe lumit Radika. Ishte një projekt i vështirë për tu realizuar, sepse krijimi i atraksioneve ujore me ujëra termominerale është thuajse i pamundur për shkak përmbajtjes minerale. Dhje gjithë kjo u realizua me sukses në një hapësire prej më shumë se 6000 m2.
SUPER OFERTA E VJESHTËS
ÇMIME SPECIALESHPEJTONI DHE MOS E HUMBNI KËTË MUNDËSI
Fëmijë deri ne 3 vjet – Falas
Fëmije 3-12 vjet – 100 Den
Të rritur – 200 Den
Çfarë ofron Aqua Spark për klientët?
- Pishinë e hapur gjysëm olimpike, që lidhet me pishinë të brendshme
- Pishnë e mbyllur prej 150 m2.
- Pishinë e hapur për fëmije 600 m2, me mbi 62 pika të ndryshme argëtimi, per fëmijë nga mosha 2-14 vjet
- Pishinë e hapur 250 m2, per femijë dhe të rritur, me 2 rrëshqitëse për të gjithë moshat madhore, dhe 2 atraksione tjera për femijë 2+.
- Atraksione pa fund ne ujë: Hidromasazhe me presion uji dhe ajri , Jakuzzi, shpellë, ujëvarrë, lum i ngadaltë, not në kundër rrymë, masazhe në pika të ndryshme të trupit… etj.
- Sauna me rreze Infra të Kuqe
- Sauma Finlandeze
- Banjo Turke me Avull
- Jakuzzi dhe Masazhe
- Qendër trajtimesh SPA
- Restorant dhe Bar
- 12 Vaska private me ujëra termominerale me temperature prej 41 gradë celsius
- 2 Pishina (për meshkuj dhe femra) me ujëra termominerale me temperaturë prej 41 gradë celsius
- Parking për makina.
Çmimi i hyrjes (SEZONI VEROR)
Grouper Video AD












Leave A Comment