Ndikimi i ujërave termo-minerale

/Ndikimi i ujërave termo-minerale
Ndikimi i ujërave termo-minerale 2018-07-11T11:46:12+00:00

Na vazhdim po ju paraqesim disa shkrime nga mjekët tanë në lidhje me ndikimin e ujëerave termo-minerale dhe shërbimeve tjera mjekësore tek sëmundje të ndryshme.

Sëmundjet e lëkurës

Edhe pse në kohën e sotme janë bërë arritje shumë të mëdha në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, prapëseprapë balneoterapia mbetet një nga opsionet më të mira dhe më të sigurta në këtë fushe. Këtu duhet cekur se pak ujera termonineral nëpër botë plotësojnë vetitë kimike në trajtimin e kësaj sëmundjeje pasi vetëm banjat (llixhat) me përmbajtje të lartë sulfuri dhe ujë hipotonik në shërimin e sëmundjeve të lëkurës.

Në këtë kontekst Banjat e Dibres-Capa disponojnë me ujera termominerale që ndihmojnë në mënyrë të përkryer në shërimin e shume sëmundjeve te lëkurës si:

  • psoriazes,
  • ekzemes,
  • dermatomykozave,
  • herpesit etj.

Sukses i veçantë është arritur sa i përket sëmundjes të Psoriazës. Psoriaza është semundje kronike, jo ngjitëse, inflamatore e lëkurës që karakterizohet nga zona të skuqura të mbuluara nga luspa me ngjyrë të bardhë. Një deri ne tre për qind e popujve mbarë botës janë të prekur nga psoriaza me një shpejtësi më të madhe në Evrope dhe Amerikën e Veriut. Prek me shume moshat nga 15-45 vjet.

Uji hipotonik dhe me përmbajtje të lartë të sulfurit e ben këtë qendër ndër më të dalluarat jo vetem në rajon por edhe më gjerë. Studimet shkencore tregojnë për veprim të lartë anti-inflamator të këtyre ujërave sulfuror në sëmundjen e psoriazes. Pacientet që janë trajtuar në Banjat e Dibrës për sëmundjen e psoriazes kane pasur përmirësim të konsiderueshëm dhe të qëndrueshëm të simptomave. Vlen të theksohet se kemi vërejtur uljen e jashtëzakonshme të sipërfaqes të lëkurës e prekur nga psoriaza dhe zvogëlim të aktivitetit të saj.

Këto dy parametra të përmendura më lartë përbejnë treguesin më të rëndësishëm që përdoret në të gjithë botën lidhur me sëmundjen e psoriazës. Në ekzaminimet histologjike pas mbarimit te balneoterapisë është vënë re ulje e qelizave imunitare dhe disa substancave toksike që janë edhe baza në zhvillimin e psoriazës.
Dr. Ariton Maqëllara

Sëmundjet e sistemit nervor


Ujërat minerale të Banjave të Dibrës janë hypertermale, radioaktive, te pasura me oligoelemente dhe kjo përbërje e ujërave me vetitë fizike (termike dhe mekanike) dhe kimike bën që të kënë efekt shërues ne sëmundjet të ndryshme, gati në të gjithë sistemet e organizmit. Trajtimet në llixhat tona, ka efekt parandaluese (preventive) si dhe efekt shërues që ndihmon në rruajtjen e një trupi të shëndoshë.

Në neurologji ka efekt shërues tek shumë sëmundje funksionale dhe organike, dhe atë në fazat akute dhe kronike. Në të shumtën e rasteve përveç ujërave termominerale, shfrytëzohen edhe terapi plotësuese si: terapi medikamentoze, terapi fizikale (fango, elektro, masazhe manuale) dhe klimoterapi.

Mekanizmi i veprimin konsiston në temperaturën dhe përbërjen kimike të ujit. Temperaturat e larta, dhe thithja e elementeve kimike të ujit ( sulfurit, hekurit, magnezit, gazrat sulfurik dhe karbonik) sjellin deri te rritja e qarkullimit të gjakut në të gjithë organizmin duke filluar nga lëkura, indet, nënlëkura, muskujt, organet e brendshme; dhe kjo ndikon gjithashtu në rritjen e frymëmarrjes dhe shkaktimi i djersitjes, rritjen e punës të zemrës, dhe të gjitha së bashku ndikojnë në përmirësimin e funksionimit të organizmit dhe rritjen e aftësisë mbrojtëse (imunitetit).

Sëmundjet organike më të shpeshta janë sëmundjet e sistemit nervor periferik nga trauma të ndryshme inflamatore (ndezjes), kompresione (ndrydhje) me ç’rast vjen deri tek ndërprerja e pjesshme (parezat) ose më e rëndë (paraliza) e atij nervi. Gjithashtu raste të shpeshta të cilat ne I shërojmë janë dëmtimi I nervit shijatik, dëmtimet e ndryshme inflamatore si radikulitet dhe aksidentet vaskulare ose infarktet e trurit qe shkaktohen nga dëmtimet fizike gjate aksidenteve dhe shkaktojnë invaliditet (hemiparezat ose hemiplegjit).

Në fijet nervore dhe muskujt e paralizuar ndikon pozitivisht duke rritur funksionin, bëhet ulja e inflamacionit të fijeve nervore, apo nervave të atrofuar dhe të njëjtave u ndihmon që të kthehen në funksion.
Dr. Spec. Mubera Qemali

Sëmundjet e sistemit lokomotor

Sistemi lokomotor është pjesë mjaft e rëndësishme e organizmit qe mundëson funksionet e saj lëvizëse, mbajtjen e trupit dhe koordinimin e saj. Dhimbjet që mund të shkaktohen nga ky sistem janë të tmerrshme, por kjo nuk është edhe aq e rëndë po ta mendosh se nuk mund të kryhet një jetë normale nëse ky sistem nuk funksionon ashtu siç duhet. Qëllimi i këtij referimi është se si veprojnë ujërat tremo-minerale me efektet termike, kimike dhe mekanike, tek sëmundjet reumatike.

Ujërat termo-minerale ndikojnë në rivendosjen e funksioneve lëvizëse të çrregulluara, siç janë komplikimet në kyçe, komplikime të kontrakturave, ankilozave dhe atrofi muskulore. Ujërat e Banjave të Dibrës Capa kanë përmbajtje mjaft të lartë sulfurore, dhe kjo është mjaft e rëndësishme për kapsollën e kyçit (artikulare), absorbimi i sulfurit e bën atë më të bute për tu lakuar. Sulfuri nuk mund të merret me anë të tabletave ose injeksioneve, e vetmja mënyrë është që lëkura të thith atë.

Rekomandohen nga 10-15 ditë mjekim në qendrën tonë. Kuptohet se përveç ujërave termominerale, pushuesit trajtohen edhe me masazhe, terapi të ndryshme fizikale si dhe me fangoterapi e cila është unike në këtë qendër.

Dr. Spec. Latif Dika

Sëmundjet e sistemit gastro-intestinal

dhe uro-gjenital

Të përcaktosh se kur ka filluar përdorimi i faktorëve balnear për qëllime profilaktike e kurative është e vështirë. Hpokrati ishte i pari nga mjeket qe ka theksuar se shëndeti i njeriut është në varësi te mjedisit dhe veçorive klimatike.

Mjekimit balnear e fizioterapeutik i duhet kushtuar jo me pak kujdes se sa metodave tjera te mjekimit medikamentos ose kirurgjikal. Ujërat termominerale natyrale te Banjave te Dibrës- Capa ne përbërjen e tyre kimike kane elemente,mikroelemente e gaze ne sasi te mjaftueshme për te ushtruar efekt mjekësor në organizmin e njeriut.

Përveç përdorimit kurativ në formë të banjove të përgjithshme ujërat tanë përdoren edhe si ujëra për të pirje nëpërmjet gojës. Zakonisht ujërat e Banjave te Dibrës- Capa përdoren nga goja për mjekimin e sëmundjeve te aparatit tretës, urogjenital dhe endokrin.
Në aparatin tretës me sukses përdoren për mjekimin e gastriteve kronike të shoqëruara me djegie dhe gromesira ne pezmatimin kronik te mëlcise së zeze te vezikës biliare e te rrugëve biliare si dhe te konstipacionet duke fuqizuar peristaltikën e zorëve.

Ujërat tanë termomineral natyral kur meren nga goja nxisin funksionin e veshkave dhe qe ndikojnë ne nxjerrjen e ujit nga organizmi. Ato bashke me ujin nxjerrin lendë te ndryshme te pa nevojshme. Ato ne mënyre mekanike nxjerrin produkte mikrobijale e toksike nge rrugët urinale, mënjanojnë mundësinë e zhvillimit te infeksioneve, perceptimin e kripërave dhe lendeve organike.

Përdoren te te sëmuret me cistite, pielite, pielocistite dhe pielonefrite kronike pa sjelle dëmtimin funksional te veshkeve. Në sëmundjet pezmatuese kronike te rrugëve urinare, përdorimi i ujërave termominerale te Banjave te Dibres- Capa mund te tresin e te nxjerrin mukusin qelbin dhe kripërat e grumbulluara ne rrugët urinare. Këtë e arin duke fuqizuar tkurrjen muskulore te ureterve si dhe zgjerimin e tyre duke lehtësuar kështu edhe lëvizjen e gurëve te vegjël dhe te rërës. Uji termomineral nuk i tret gurret, por me qe shton diurezen mund ty shtyje gurret mekanikisht, atëherë kur ato janë me te vegjël se diametri anatomik i ureterve dhe i u uretres.
Ujërat termomineral natyral kunderindikohen te nefritet, nefrozat e pielonefrozat akute,ne dekompozimet renale e kardiake,ne hidronefrozat dhe në proceset specifike renale, kur janë formuar gurre që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Kunderindikohen gjithashtu përdorimi i ujërave termomineral edhe te ulcerat gastrike,duodenale,te akutizuara me hemoragji ,ne komplikacionet pos operative etj.
Ujrat termomineral rekomandohen te pihen drejpërsëdrejti në vendburimet ne pamundësi, te transportohen me shishe. Ujërat mineral ne shishe nuk i ruajnë plotësisht cilësitë qe kane ne vendburim. Ato pihen zakonisht duke filluar me nje gote uje 2-3 here ne dite 15-20 min. para buke.

Mjafte mire ujërat natyral termomineral te Banjave te Dibres- Capa veprojnë ne parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve  gjinekologjike si ne ato inflamatore ashtu edhe hormonale. Me sukses përdoren si terapi plotësuese te mjekimit kirurgjikal dhe hormonal te steriliteti i grave.

Përdorimi i ujit mineral ne mënyre te favorshme influencon ne sekrecionin cervical si dhe ne peristaltikën e tubave. Për këtë qëllim janë veçanërisht të këshilluara ujrat sulfate te cilat ushtrojnë edhe një veprim ngacmuesesh ne funksionet endokrine. Kështu mundet te ndihmojnë edhe ne mjekimin hormonal.

Nga ana teknike terapia termale gjinekologjike kryhet me anën e irigacionit vaginal,pa transkuruar dhe mundësinë mjekuese te banjës se përgjithshme,si dhe ujit mineral te mare nga goja. Gjithmonë këto te shoqëruara me terapitë e tjera fizikale si: fangoterapia, magnetoterapija, elektroterapia e te tjera, të cilat ne Banjat e Dibrës- Capa janë te nivelit te larte te aplikuara nga një personel me edukate te larte dhe me përvoje pune praktike shumëvjeçare.
Dr. Besnik Maqellara

Leave A Comment