Ujërat tona termale janë më të pasurat me minerale si Sulfuri, Magneziumi, Kalciumi, Kaliumi etj., ndërsa  zoti i ka bekuar ato dhe u ka falur një temperature optimale për trupin e njeriut. Ujërat termale ne hotelin e Banjishtit kanë temperaturë prej 39°C ndërsa ne hotelin e Kosovrastit 41°C, kështu qe uji nuk ftohet e as nuk ngrohet siç bëjnë Banjat tjera. Ai është 100% natyral dhe çka është më e rëndësishme përmban jone negative të hidrogjenit të cilat janë mjaft të rëndësishme për mirëqenien e njeriut. Si rezultat i kësaj këto ujëra klasifikohen si “Alive Waters” ose ujëra qe japin jetë, pra që kanë veti shëruese “magjike”.

Në shërbim të klientëve tonë kemi një staf prej 40 fizioterapist, të cilët janë nën mbikëqyrjen e 6 mjekëve të specializuar në fusha të ndryshme. Ekipit tonë çdo vit i shtohen të rinj dhe të reja, me ambicie dhe njohurit e fundit në fushën e mjekësisë. Misioni i tyre është që klientit ti ofrojnë shërbim profesional mjekësor me qëllim të shërimit, trajtimit ose parandalimit të një sëmundjeje. Balneoterapia nuk rekomandohet vetëm për persona të sëmurë dhe së fundmi Banjat tona po vizitohen edhe nga gjenerata më të reja. është më lehtë që të parandalohet një sëmundje se sa të shërohet ajo, ndërsa me dinamikën e fortë që ka jeta e përditshme sot nuk është e mundur që të gjesh edhe persona të rinj që nuk kanë dhimbje të shpatullave, shpinës ose ekstremiteteve.

Hdroterapia
Fangoterapia
Elektroterapia
Fototerapia
Kinesiterapia
Masazhet
Sauna
Terapia Klimatike

 

Hidroterapia

Qëndrimin në pishinë me ujë termo-mineral për një interval prej 5-20 minuta, i mundëson trupit që të absorbojë mineralet nga vetë uji përmes lëkurës ose inhallimit të avullit dhe gazrave që lëshon ai. E gjithë kjo ka një efekt terapeutik sepse ndryshon temperaturën e trupit, përshpejton funksionimin e gjëndrave, zemrës, sistemit imununitar, qarkullimin e gjakut, sistemin e tretjes si dhe ndihmon muskulaturën dhe lëkurën.

Konsumimi i ujit rekomandohet tek personat me probleme në sistemin e tretjes, dhe sëmundje të veshkave ose sistemit urinar. Mund të konsumohet edhe nga persona të shëndoshë.

Fango terapiaFangoterapia
Fangoterapia është një trajtim mjaft i veçantë që realizohet përmes baltës me prejardhje vullkanike që ndodhet pranë burimeve të ujërave termale. Balta në kontakt me trupin shpërndan sasi të larta të mineraleve mbi të duke pastruar dhe rivitalizuar lëkurën. Përveç që kjo terapi të relakason, ajo gjithashtu ndihmon për të nxjerrë substancat toksike nga trupi, zvogëlon shtrëngimin e muskujve dhe dhimbjet, dhe rekomandohet për trajtimin e osteoartritit dhe sëmundjeve të lëkurës.

Elektroterapia
Elektroterapia përfshin përdorimin e shumë paisjeve të ndryshme që shfrytëzojnë elektro stimulime për qëllime mjekësore. Përdoret për relaksimin e ndezjeve muskulore dhe rehabilitimin e tyre, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, përmirësimin dhe rritjen e shkallës të lëvizjeve, menaxhimin e dhimbjeve kronike, post traumatike dhe post kirurgjikale. Momentalisht ofrojmë këto lloje të elektroterapisë:

  • Ultra Tinguj
  • Magnet
  • Vakum
  • Rryma Interferente
  • TENS
  • Diadinamike
  • Galvanike

Fototerapia
Fototerapia është një formë e aplikimit të energjisë së dritës ne pjesë të trupit të njeriut për qëllime terapeutike.Ky lloj i trajtimi përdoret për një kohë shumë të gjatë për shërimin e psoriazës dhe plagëve, zvogëlon dhimbjet si dhe përmirëson disponimin dhe çrregullimet e gjumit. Ne i aplikojmë këtë lloje të fototerapisë

  • Terapi me laser
  • Rreze infra të kuqe dhe
  • Fototerapi

Kinesiterapia
Me kinesiterapi nënkuptojmë një sërë ushtrimesh terapeutike të cilat zhvillohen nën mbikëqyrjen e një fizioterapeuti të specializuar dhe është një nga metodat kryesore të rehabilitimit. Nje lëvizje relevante ndihmon në përmirësimin dhe funksionimin e kockave, muskujve dhe sistemit kardio vaskular. Kjo terapi aplikohet pasi gjendja e pacientit stabilizohet që ti mundësojë atij kthimin dhe kompensimin e aftësisë të lëvizjes, si dhe të shmang rrezikun e komplikimeve. Kinesiterapia jo vetëm që ka efekt tek organet e dëmtuara por përfshin gjithë trupin. Ushtrimet më të shpeshta janë:
Duke bere kinesi terapi

  • Pasive
  • Pasive-funksionale
  • Aktive
  • Me rezistencë
  • Me peshë
  • Me tërheqje
  • Teknika të frymëmarjes
  • Teknika të relaksimit
  • Ortostatike dhe mësimi i të ecurit

Masazet
Masazhet ju ndihmojnë që të largoni stresin dhe të relaksoni gjithë trupin. Kur trupi është i relaksuar ai atëherë prodhon endorfinin, që një njihet ndryshe edhe si hormoni i “gëzimit”. Endorfini është hormon natyral i trupit dhe krijon një disponim më të mirë që gjithashtu zvogëlon dhimbjet dhe nevojën e përdorimit të medikamenteve. Ofrojme këto lloje të masazheve

  • Masazh i indeve të thella
  • Për duart dhe këmbët
  • Për reflekset
  • Për çifte
  • Suedeze
  • Paramartesore
  • Sportive
  • Relaksuese

Sauna & Dhoma me avull
Djersitja e trupit nxjerr papastërtitë dhe kjo është mënyra më e mirë për detoxim. Djersitja gjithashtu rit qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enët dhe ndikon ndjeshëm në uljen e shtypjes të gjakut. Kjo realizohen në nje dhomë me temperaturë të lartë në ambient të thatë (sauna) ose ne nje dhome me temperaturë shumë të lartë dhe lagështi, e cila vjen si rezulltat i avullit të ujit.

Natyra BanjishtTerapia Klimatike
Resorti i Banjishtit gjendet në një zonë malore me vegjetacion të pasur, që është e njohur për ajër të pastër dhe nivele të ulëta të ndotjes. Kjo ndihmon mjaft personat me probleme në sistemin respirator, ndërsa muzika e bukur e zogjve dhe pamjet piktoreske do te mbeten përgjithmonë në kujtesën tuaj. Për ata që duan ujin, hoteli i Kosovrastit ndodhet pranë bregut të liqenit të Dibres dhe kanjonit të lumit radika, i rethuar me male të larta shkëmbore.