Për shtetasit e R. Maqedonisë

Banjat e Dibrës Capa kanë marrëveshje bashkëpunimi me Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH) të R. Maqedonisë dhe mund të përfitojnë trajtime me ujëra termo-minerale dhe terapi fizikale përmes sigurimit. Ka dy lloje të udhëzimeve.

  1. Udhëzim Specialistik – FSSH do të mbulojë shpenzimet vetëm për terapitë. Procedura është shumë e thjeshtë, mjeku i familjes  ju jep udhëzim specialistik për terapi fizikale për Banjat e Dibrës Capa. Bashkë me udhëzimin duhet të keni edhe librezën e shëndetësisë kartelën elektronike dhe kuponët e fundit të sigurimit shëndetësor ose çekun e fundit të pensionit në rast se jeni i/e pensionuar. 
  2. Udhëtim Spitalor – FSSH do të mbulojë shpenzimet për trapitë si dhe për akomodimin në hotel me pansion të plote. Nese ju keni pasur ndërhyrje më serioze në trup, keni qëndruar ne spital dhe keni nevojë për rehabilitim, duhet që të dërgoni një kërkesë pranë njësisë rajonale të FSSH-së në qytetin tuaj. Komisioni do të shqyrtojë rastin tuaj dhe në rast se ju përmbushni kriteret do të merrni vendim për trajtim spitalor në Banjat e Dibrës. Bashkë me vendimin duhet të keni edhe librezën e shëndetësisë /kartelën elektronike dhe kuponët e fundit të sigurimit shëndetësor ose çekun e fundit të pensionit në rast se jeni të pensionuar.

Për shtetasit e huaj

Shumë nga klientët tonë që jetojnë dhe punojnë në shtetet Evropiane si Zvicra, Gjermania, Franca … , kanë refunduar përmes sigurimeve të tyre shëndetësore, pjesën më të madhe shpenzimeve të trajtimit në Banjat e Dibrës Capa.Me kërkesë të klientin, ne lëshojmë konfirmim për trajtimin/kurimin në qendrën tonë. Ky konfirmim përmban diagnozën tuaj, një histori të terapive që keni pranuar, si dhe vulën e mjekut specialist që ju ka përcaktuar këtë terapi për ju gjatë kontrollit mjekësor.

Këtë konfirmim, bashkë me faturën dhe kuponin fiskal, duhet ta dërgoni pranë kompanisë tuaj të sigurimeve shëndetësore ku duhet të bëni edhe kërkesë për refundimin. Varësisht nga polisa e sigurimit tuaj, kjo kërkesë do aprovohet ose refuzohet.