Dibra është një qytet i vogël në Maqedoninë perëndimore, por shumë i bukur dhe me një histori të lashtë. Në këtë qytet ndodhen edhe dy burime me ujëra termo-minerale nga ku e marrin edhe emrin Banjat e Dibrës. Më poshtë mund të gjeni edhe një hartë nga Google MAPS, ku ju paraqesim qytetin e Dibrës si dhe Banjishtin dhe Kosovrastin, që janë të larguara nga 7 km në krah të ndryshme nga qendra e këtij qyteti.
Si mund të arini deri tek ne?
Nga Shqipëria
Qafë Thanë
Alternativa më e mirë është të udhëtoni me makinën tuaj personale. Llixhat tona ndodhen 60 km larg nga kjo pikë kufitare. Tek udhëkryqi i pare në Strugë, duhet të merrni krahun e djathtë për ne Dibër.
Të dy qendrat tona banleare disponojnë me parking për automjete i cili ofrohet falas.
Transport publik me lidhje direkte nga Tirana për në Dibër nuk ka për momentin. Mund të shfrytëzoni autobusët për ne Strugë dhe të ndryshoni nga Struga linjën për në Dibër të kompanisë Gazmend Turist në këto orare në këto orare 8:30 11:30 14:30, 15:30 dhe 17:30. Çmimi i biletës 2.5 Euro.
Nëse dëshironi taksi nga kjo pikë kufitare deri tek llixhat, ky shërbim kushton 25 Euro.
Bllatë
Kjo rrugë është më e shkurtër, por për momentin infrastruktura nuk është e mirë. Të gjithë me padurim presim përfundimin e rrugës të Arbërit që do të lidh Dibrën me Tiranën me superstradën prej 80 km.
Në ndërkohë mund të shfrytëzoni furgonet që nisen çdo ditë nga Tirana tek rruga e Dibrës për ne Peshkopi. Furgonat ndalojnë tek pika kufitare e Bllatës, dhe Banjishti është vetëm 3 km larg kësaj pike kufitare. Çmimi i biletës është 700-800 Lek të reja dhe në kufirin Maqedonas mund të gjeni taksi ose mund të dërgojmë makinën e llixhave të bëj transferim për grupe më të mëdha.
Nga Kosova
Kompania Gazmend Turist ka linjë direkte nga Prishtina për Dibër. Çmimi i biletës është 10 Euro në një drejtim.
Transferi nga aeroportet
Aeroporti i Ohrid “St. Paul the Apostle” është 60 km larg nga Banjat e Dibrës. Transferi nga aeroporti deri ne hotel me makinë për 4 persona kushton 25 Euro.
Aeroporti i Shkupit “Alexander the Great” është 130 km larg nga Banjat e Dibrës. Transferi nga aeroporti deri ne hotel me makinë për 4 persona kushton 70 Euro.
Leave A Comment