
Banjisht
Parajsa e ujërave termale
Në një lartësi mbidetare prej 880 m, në zemrën e një rripi malor të mbushur me pisha të larta, ndodhet resorti më i vjetër në rajon me emrin Banjisht. Atmosfera e qete dhe relaksuese nuk është e gjitha çka ofron ky resort dhe rëndësi të veçantë u kemi kushtuar shërbimeve tona mjekësore me ujëra termo-minerale që gjithashtu ofrojnë shumë aktivitete për t’ju mbajtur në formë dhe për të regjeneruar shëndetin tuaj.
Me respekt për historinë dhe traditën, si dhe për të mos e prishur bukurinë dhe harmoninë që ka arritur majat më të larta në këtë vend të shenjtë, Banjishti ka ruajtur pamjen e tij tradicionale arkitekturore. Në brendësi resorti ofron akomodim modern dhe luksoz jo vetëm për të kaluar një natë, por edhe për të shijuar llixhat për një periudhë më të gjatë.
Ujërat termo-minerale më shëruese në Evropë, me një temperature optimale për trupin e njeriut prej 39 grade celsius.
Kapacitete akomodimi në apartamente ose dhoma moderne me 2 dhe 3 shtretër. Për ata që kërkojnë të përjetojnë një eksperiencë më të veçantë, ju rekomandojmë Villa Wellness.
Trajtime profesionale mjeksore dhe staf me eksperiencë. Programe specifike për secilin klient, i përpiluar me kujdes nga mjekët tanë.
Të gjithë akomodimet vijnë me pansion të plotë, duke ofruar specijalitete tradicionale lokale dhe të rajonit.
Restorant Spring ju mirëpret me një menu të veçantë, për të gjithe ata që dëshirojnë një menu më të pasur ose të shijojnë një pije ambientet unike brenda ose piktoreske jashtë.

SPA & WELLNESS
Qendra për SPA dhe Wellness në resortin e Banjishtit, ofron shërbime për relaksim në ambiente luksoze dhe intime.
Pishina private
Për të shijuar ujërat termo-minerale ne privatësi të plotë, SPA Qendra në banjisht ofron 2 pishina private.
Fango
Fangoterapia është një trajtim mjaft i veçantë ashto si edhe vetë ujërat. Kjo terapi unike përbëhet prej baltës 100% natyrale me prejardhje vullkanike që ndodhet pranë burimeve të ujërave termale, me të cilat do të mbulojmë pjesë të trupit tuaj.
Trajtim i fytyrës
Trajtimet faciale (të fytyrës) janë hapi i parë për të pasur një lëkurë të pastër. Trajtimi i përshtaten tipit të lëkurës të klientin ose pjesëve problematike të tij. Secila lëkurë është e ndryshme, e thatë ose e yndyrshme, e ndjeshme ose normale, ose edhe kombinim i tyre, por tek ne çdo herë do të gjeni zgjidhjen.
Pastrimi i rregullt i fytyrës nga pikat e bardhe ose të zeza, është një proces i domosdoshëm që u mundëson poreve të lëkurës të funksionojnë siç duhet. Aplikimi i maskave faciale më vonë, jo vetëm që do të rigjeneroj lëkurën, por është edhe një relaksim për ju.
Masazhe
Masazhe nga terapist të specializuar dhe me përvojë, ambient intim me pamje nga parku i hotelit, i pështatshëm si për masazhe individuale ashtu edhe për masazhe në çift. Rekomandohet për të gjithë moshat, si për persona të cilët vuajnë nga dhimbje në pjesë të caktuar ashtu edhe për persona të shëndoshë që duan të largojnë stresin dhe rifreskojnë trupin.
Sauna
Djersitja e trupit nxjerr papastërtitë dhe kjo është mënyra më e mirë për detoxim. Djersitja gjithashtu rit qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enët dhe ndikon ndjeshëm në uljen e shtypjes të gjakut.
Banjo me avull
Ka efekte të ngjajshme me saunen por ndryshon fakti që djersitja kryhet në një dhomë me avull ku lagështia e ajrit është thuajse 100%. Qëndrimi në kushte të tilla rrit ndjejshëm imunitetin e trupit dhe jep ndjenjë relaksimi.
“Shëndeti është pasuria më e madhe që njeriu mund të ketë. ”
“Larg zhurmës dhe stresit të jetës të përditshme.”
Shërim & Relaksim Momente që do ti kujtoni gjithmonë.
Recepsioni:
Punon nga ora 07:00-22:00
- Check out deri në orën 10:00
- Check in nga ora 12:00
Mënyra e pagesës:
- Kesh
- Karta krediti dhe debiti (Visa dhe Mastercard)
- Transferta Bankare ( Profature/Faturë)
Oraret e hajeve:
- Mëngjesi 07:00-09:00
- Dreka 12:00-14:00
- Darka 19:00-21:00
Klientit i ofrohen disa zgjedhje gjatë secilës haje. Kuzhina kryesisht ofron specijalitete, lokale, ballkanike dhe mesdhetare.
Shërbimet mjeksore:
Kujdes mjeksor në hotel 24 orë
Terapiat ofrohen nga e Hëna deri të Shtunën në intervalin 07:00-14:45, ndërsa hidroterapia nga ora 07:00-17:00, si dhe ditën e Diel me orar të shkurtuar.
Të përgjitshme:
- Të gjithë dhomat disponojnë TV dhe sistem kabllor ku mund të ndiqni 24 kanale televizive të rajonit që emitojnë sinjal përmes sateliteve.
- Dhomat kanë telefon
- Rryma elektrike në hotel është 220 V
Llogaritë bankare:
Denarë MKD
Numri tatimor: 4008993100507
Numri i llogarisë: 290 2000001293 42
Banka: TTK Bank
Euro €
BENEFICIARY: Debarski Banji-Capa Macedonia
IBAN: MK07290701000279730
BENEFICIARIES BANK: TTK Banka A.D. Skopje
SWIFT CODE: TTXBMK2X
Jeni me te miret!Urimet e mia me te perzemerta dhe per ndryshimet e reja qe keni bere!Une e kam frekuentuar qendren tuaj dhe kam pershtypjet me te mira per te gjithe stafin tuaj.Do vi perseri per te shijuar saunen dhe ndryshimet e reja.suksese pafund ju uroj.me respekt Mimoza Kazazi.
E kam vizituar kompleksin tuaj prej dy vite rradhazi dhe jam shum e kenaqur. Ju pergezoj sh dhe shpresoj qe te me jepet mundesia te vi perseri kete vit. Urimet me te mira!
Pershendetje.Jam i interesuar keto cmime jane per nji person ne dhom apo?
Çmimet janë për person
per 5 net sa eshte cmimi per dy persona ? me dhoma standard
pershendetje per pes dit sa kushton qmimi per dy persona dhomat standarte
24 Euro nata per person dhe vetem nje here paguhet 20 Euro per kontrollin mjekesor pa mare parasush sa dite qendroni. Per 10 nete kushton 260 Euro per 1 person.
Pershendetje
A eshte e perfshire ne pakete fangoterapia apo eshte sherbim me pagese ekstra?
Sa kushton transferta kufitare vajtje – ardhje (ne pikat me Shqiperine)? Sa eshte distanca kohore nga pika kufitare deri ne Banjisht?
Faleminderit
Fangoterapia si dhe te gjitha sherbimet tjera mjeksore pervec masazheve jane te perfshira ne cmim.
Banjishti ndodhet 2 km nga pika kufitare e Bllates (transferi 2.5 Euro per makine) dhe rreth 60 km larg nga pika kufitare e Qafe Thanes (transferi 25 Euro per makine).
Cili muaj është me i preferueshëm per kur në banjë,dhe a është e hapur banja gjat gjith vitit.
Efektet e trajtimit në banjë, janë të njejta në çdo periudhë dhe ne jemi të hapur në të paktën 1 hotel gjatë tërë vitit.
jemi tre persona qe duam te vime ne daten 15 Tetor per 7 nete dhe 8 dite.
Ju lutem sa eshte çmimi per tre persona ne apartament dhe a keni vende per keto data
E ke ketu me larte cmimin, duhet te tabela te shtypni mbi butonin paketa per 7 nete/8 dite, ose kliko tek linku me poshte
https://bdcapa.com/banjisht/#tab-20a62dfcba4c5b6616b
Pershendetje!
Po fizioterapia perfshihet ne cmim?
Faleminderit!
Sigurisht qe po, perfshihet cdo gje pervec masazheve, dhe kete e keni te theksuar poshte cmimit.
Pershendetje .A mund te me thoni sa persona akomodohen ne dhoma standarte dhe ne dhoma moderne.A ka dhoma vetem per 2 persona?
E nderuar Znj. Rovena,
Ne lidhje me komentin qe keni lene ne websajtin e Llixhave te Dibres Capa, ju informoj qe ne dhoma standarde mund te akomodohen nga 2 deri ne 4 persona, ndersa ne dhomat moderne nga 2 deri ne 3 persona.
Pershendetje,
Jam iinteresuar per vizit per dhome dyshe ju lutem te me tregoni cilat jan diferencat per dhom standarde ,moderne e apartament ennaj foto apo virtual 360 .
ME respekt,
I nderuar Z. Haris,
Ndryshimi i dhomave standarde dhe moderne eshte tek dizajni. Dhomat moderne jane te renovuara se fundmi dhe ofrojne kushte me te mira, si rezulltat i kesaj kane edhe nje çmim pak me te larte.
Pershendetje!
Doja te beja nje rezervim per 2 persona ne dhome moderne 7 nete/8 dite, Banjisht, duke filluar nga data 19/11/2016 por nuk arrij te lidhem me nr e tel qe keni vene ne dispozicion.
Ju kam derguar nje mesazh nepermjet faqes se internetit, por nuk kam akoma asnje pergjigje.
Ju lutem kam nevoje per konfirmimin e rezervimit.
Faleminderit!
E nderuar Erina, Sapo ju kemi kthyer pergjigje permes e-mailit.
Shume faleminderit!
Mrekullia e Zotit ne gjiun e Korabit
Jane Bjeshket e Korabit qe na kan dhuruar kete mrekull.Uji magjepses qe del thelle nga nentoka e bjeshkeve te Korabit te bene qe kete mrekulli ta vizitosh jo vetem njeher.Eshte dita e 8-te qe jemi vendosur ne Banjen e Banjishtes.Nje ndjenje e papare te jeshe ne kete banje.Perveq ujit magjepses qe buron thelle nga kjo Toke,qe eshte nje nder ujrat ma sherues nga e gjithe Europa, me magjepses dhe me te dashur ishin njerezit e ketij nenqielli.Une kam ndegjuar se Dibranet jan njerez te medhenje,por deri tani ende si kemi vure ne sprove.
Miqe te dashur,nuk thone pa nje arsye se Mjeku sheron edhe me fjale, keta njerez qe na sherbyen per plote 8 dite na bene aq shume te lumtur, na dhuruan aq shume dashuri, na bene qe te ndjehemi shumte shendetshem,fjalet e tyre, sjelljet e tyre meritojne qdo Respekt,meritojne qdo Lavdate qe me fjale nuk mund ta shprehe ate qe e ndjeje ne shpirte. Ju faleminderit shume Vellezer e Motra Dibrane, jeni shume te mire e shum te dashur, jam shum i bindur qe do ju vizitojme edhe shume here. Sherbimet tuaja aq te mira qe te bejne te ndihesh sikur je i vendosur ne nje Familje,gjithesesi jane merite e Punedhenesit tuaj,por kursesi jo nga paga qe e merrni sepse ne i dim se paku kushtet Ballkanase se sa ka mundesi te paguhet nje punetore, por ju kete dashuri qe e dhuroni tek klientet tuaj,kjo eshte merite e trashigimis Dibrane qe e kan pasur edhe te paret tuaj, prandaj kete virtyt ta larte njerzor pecilleni edhe tek trashegimtaret tuaj. Ju lumte Me shume Respekt Familja Bytyqi, Ferizaj, Ludwigshafen am Rhein,Gjermani
Me falni a ka ndonje autobus qe vjen per Diber prej Prisjtines.
Ju faleminderit
Po ka disa linja brenda dites qe i ben kompania Gazmend Turist. Numrat e tel i gjeni ne web sajtin tone ne kete link https://bdcapa.com/ku-ndodhemi/
Mirmbrama.A keni vende te lira mrenda ketyre 3javeve?
Faleminderi
Pergjigjen se kur lirohen dhomat, e kemi derguar ne email adresen tuaj.
Mirembrema,
Per te ardhe nga Tirana ne Banjisht cilen rruge duhet te ndjekim
I nderuar Z. Ferdinand, informacionen qe kerkoni mund ta gjeni ne kete link https://bdcapa.com/ku-ndodhemi
Ju lutem, me shpjegoni çfare ndryshimi ka mesh dhomave standard dhe atyre moderne. Falemnderit
E nderuar Znj. Leli,
Dhomat moderne kane interier me te ri, jane ne pjesen ku ka ashensor dhe ofrojne kushte me te mira. Ne dhomat standarde ka vetem 2 ore uje uje te ngrohte ne dhome, nga 19:00-21:00.
E kam frekuentuar shpesh resortin tuaj. Nuk e nderroj me asnje resort tjeter. Jeni me te miret!!!
Ju faleminderit per komentin. Ju jeni te mire, si mund te behemi edhe ne te ndryshe? 🙂 Shendet dhe mire u takofshim .
Pershendetje!!! Doja nje informacion ne lidhje me termet.. 1.A mund te behen pa qene nevojshme me fjetur aty dhe 2. Cfare cmimi ka?? 3.Sa ore mund te rrije??
E nderuar Znj. Ida,
Mund te vini per trajtime ditore ne qendren per SPA si ne Banjisht ashtu edhe ne Kosovrast. Cmimet varet nga paketa qe do te zgjidhni, fillojne nga 5 Euro e me larte. Koha e qendrimit varet nga nuri i trajtimeve qe do te zgjidhni.
Shpesh vij ne kete banjë. Kam qëndruar në këtë institucion 3 javë gjatë periudhës shkurt – mars 2020 dhe jam shumë i kënaqur. Ekipi mjekësor shumë kompetent dhe i sherbyeshem,,,gjithëmonë në disponim, Personeli i restorantit gjithashtu i mirë, ushqimi i mirë dhe shpesh sherbehen specialitete lokale,,,Ne recepcion mund të gjejsh informatat që ju nevojiten nga nje ekip kompetent. E kisha recommanduar kete institucion per ata që ndjejnë dhimbje në shpinë, kane arthrozen.
Mirdita deshta te interesohem me vauçer a mundet te shfrytezohet tek ju
Po mund te shfrytezohen vauçerët e turizmit në Banjat e Dibrës.
Pershendetje nga Drita
A keni Sauna ne dispozicion nese po a jane te ndara per dy gjinite _
Kemi sauna dhe eshte e perbashket per te dy gjinite, megjithate mund ta rezervoni per perdorim privat
Pershendetje, deshta me ju pyt a eshte i hapur resorti i juaj ne Banjishte rreth datave 4 apo 5 Shkurt, sa kushton qendrimi per 7nete per dy persona ne dhome moderne dhe a eshte i mundur akomodimi vecmas i secilit person ne dhoma ndaras.
Gjithe te mirat!
Po punojme ne Banjisht
Pershendetje,
a punoni dhe a keni dy dhoma, per 10 dite, per dy qifte, dikund prej dates 25 mars?
me respekt, Rexhepi
Po kemi dhoma te lira
Ka filluar sezioni per kete vite apo nuk jane hapur akoma.
Jam kurioz te dij ne se ka Sauna apo jo
Faleminderit
Po kemi Sauna
A punoni tani? Dua te bej nje rezervim per çift per periudhen 23/3 Maj (paketa 10 nete/11dite).
Vijme nga Tirana dhe jemi kliente per shume vite te banjave tek ju.
A ka kufizime udhetimi apo kerkesa karantinimi per shkak te COVID?
Falemnderit