Banjisht

Parajsa e ujërave termale

Në një lartësi mbidetare prej 880 m, në zemrën e një rripi malor të mbushur me pisha të larta, ndodhet resorti më i vjetër në rajon me emrin Banjisht. Atmosfera e qete dhe relaksuese nuk është e gjitha çka ofron ky resort dhe rëndësi të veçantë u kemi kushtuar shërbimeve tona mjekësore me ujëra termo-minerale që gjithashtu ofrojnë shumë aktivitete për t’ju mbajtur në formë dhe për të regjeneruar shëndetin tuaj.

Me respekt për historinë dhe traditën, si dhe për të mos e prishur bukurinë dhe harmoninë që ka arritur majat më të larta në këtë vend të shenjtë, Banjishti ka ruajtur pamjen e tij tradicionale arkitekturore. Në brendësi resorti ofron akomodim modern dhe luksoz jo vetëm për të kaluar një natë, por edhe për të shijuar llixhat për një periudhë më të gjatë.

Ujërat termo-minerale më shëruese në Evropë, me një temperature optimale për trupin e njeriut prej 39 grade celsius.

Kapacitete akomodimi në apartamente ose dhoma moderne me 2 dhe 3 shtretër. Për ata që kërkojnë të përjetojnë një eksperiencë më të veçantë, ju rekomandojmë Villa Wellness.

Trajtime profesionale mjeksore dhe staf me eksperiencë. Programe specifike për secilin klient, i përpiluar me kujdes nga mjekët tanë.

Të gjithë akomodimet vijnë me pansion të plotë, duke ofruar specijalitete tradicionale lokale dhe të rajonit.

Restorant Spring ju mirëpret me një menu të veçantë, për të gjithe ata që dëshirojnë një menu më të pasur ose të shijojnë një pije ambientet unike brenda ose piktoreske jashtë.

SPA & WELLNESS

Qendra për SPA dhe Wellness në resortin e Banjishtit, ofron shërbime për relaksim në ambiente luksoze dhe intime.

Pishina private

Për të shijuar ujërat termo-minerale ne privatësi të plotë, SPA Qendra në banjisht ofron 2 pishina private.

Fango

Fangoterapia është një trajtim mjaft i veçantë ashto si edhe vetë ujërat. Kjo terapi unike përbëhet prej baltës 100% natyrale me prejardhje vullkanike që ndodhet pranë burimeve të ujërave termale, me të cilat do të mbulojmë pjesë të trupit tuaj.

Trajtim i fytyrës

Trajtimet faciale (të fytyrës) janë hapi i parë për të pasur një lëkurë të pastër. Trajtimi i përshtaten tipit të lëkurës të klientin ose pjesëve problematike të tij. Secila lëkurë është e ndryshme, e thatë ose e yndyrshme, e ndjeshme ose normale, ose edhe kombinim i tyre, por tek ne çdo herë do të gjeni zgjidhjen.

Pastrimi i rregullt i fytyrës nga pikat e bardhe ose të zeza, është një proces i domosdoshëm që u mundëson poreve të lëkurës të funksionojnë siç duhet. Aplikimi i maskave faciale më vonë, jo vetëm që do të rigjeneroj lëkurën, por është edhe një relaksim për ju.

Masazhe

Masazhe nga terapist të specializuar dhe me përvojë, ambient intim me pamje nga parku i hotelit, i pështatshëm si për masazhe individuale ashtu edhe për masazhe në çift. Rekomandohet për të gjithë moshat, si për persona të cilët vuajnë nga dhimbje në pjesë të caktuar ashtu edhe për persona të shëndoshë që duan të largojnë stresin dhe rifreskojnë trupin.

Sauna

Djersitja e trupit nxjerr papastërtitë dhe kjo është mënyra më e mirë për detoxim. Djersitja gjithashtu rit qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enët dhe ndikon ndjeshëm në uljen e shtypjes të gjakut.

Banjo me avull

Ka efekte të ngjajshme me saunen por ndryshon fakti që djersitja kryhet në një dhomë me avull ku lagështia e ajrit është thuajse 100%. Qëndrimi në kushte të tilla rrit ndjejshëm imunitetin e trupit dhe jep ndjenjë relaksimi.

“Shëndeti është pasuria më e madhe që njeriu mund të ketë. ”

“Larg zhurmës dhe stresit të jetës të përditshme.”

Shërim & Relaksim Momente që do ti kujtoni gjithmonë.

Në Banjisht natyra të ofron një pejsazh mahnitës, që bëhet edhe më i veçantë nga çasti kur trupi i juaj ndjen ngrohtësin e ujërave termale.
  • +389 76 33 00 77

  • +389 46 831 092

  • +389 46 832 680

Recepsioni:
Punon nga ora 07:00-22:00

  • Check out deri në orën 10:00
  • Check in nga ora 12:00

Mënyra e pagesës:

  • Kesh
  • Karta krediti dhe debiti (Visa dhe Mastercard)
  • Transferta Bankare ( Profature/Faturë)

Oraret e hajeve:

  • Mëngjesi 07:00-09:00
  • Dreka 12:00-14:00
  • Darka 19:00-21:00

Klientit i ofrohen disa zgjedhje gjatë secilës haje. Kuzhina kryesisht ofron specijalitete, lokale, ballkanike dhe mesdhetare.

Shërbimet mjeksore:
Kujdes mjeksor në hotel 24 orë
Terapiat ofrohen nga e Hëna deri të Shtunën në intervalin 07:00-14:45, ndërsa hidroterapia nga ora 07:00-17:00, si dhe ditën e Diel me orar të shkurtuar.

Të përgjitshme:

  1. Të gjithë dhomat disponojnë TV dhe sistem kabllor ku mund të ndiqni 24 kanale televizive të rajonit që emitojnë sinjal përmes sateliteve.
  2. Dhomat kanë telefon
  3. Rryma elektrike në hotel është 220 V

Llogaritë bankare:

Denarë MKD
Numri tatimor: 4008993100507
Numri i llogarisë: 290 2000001293 42
Banka: TTK Bank

Euro €
BENEFICIARY: Debarski Banji-Capa Macedonia
IBAN: MK07290701000279730
BENEFICIARIES BANK: TTK Banka A.D. Skopje
SWIFT CODE: TTXBMK2X

Loading the next set of instagram posts...