Për herë të parë në Maqedoni, në Dhjetor të vitit 2012  u organizuan çmimet SPA Nominations në Maqedoni, nën patronazhin e ministrit te ekonomisë Z. Valon Saraçini. SPA Nominations është një markë e regjistruar botërore, që ka për qëllim promovimin e qendrave SPA dhe Wellness, llixhave dhe rajoneve të pasura me ujëra termo-minerale, turizmit mjekësor si dhe personave që janë të lidhur direkt me këto aktivitete.

Banjat e Dibrës fitojnë çmimin e parë në kategorinë BALNEO, banja më e mirë në Maqedoni. Duhet të theksojmë që ishim edhe të vetmit konkurrent që plotësuan kushtet dhe kriteret që kishte vendosur juria me eksperte të huaj dhe të vendit. Ju faleminderit të gjithëve që na kanë mbështetur dhe besuar gjatë 8 viteve të privatizimit.