Kryetari i Komitetit Mbikqyreës të Sportistëve Rus, njëkohësisht edhe Ministër i Drejtësisë në Rusi, Z. Alexander Konovalov, vizitoi reprezentacionin e lundrimit i cili është duke u trajnuar në Dibër nga 6 Shkurti 2017 deri me 19 Mars 2017. Ministri qëndroi bashkë me sportistët në Hotelin e Banjisht-it nga data 9 deri më 11 Mars.

Në 10 Mars ai bëri edhe një seancë stërvitore ne Liqenin e Dibrës bashkë me sportistët në mëngjes e cila më vonë vazhdoi edhe me një shëtitje në Malet e larta të Dibrës, ku destinacioni i fundit ishte kisha e Shen Ilisë.

Në 11 Mars realizoi edhe një takim me kryetarin e komunës të Dibrës, ku të pranishëm ishin gjithashtu përfaqsuesi i federatës Ruse të lundrimit Z. Svirin Aleksey, Z. Mexhit Capa si pronar i Banjave të Dibrës CAPA dhe Z. Urim Lleshi si kryetar i KK Radika.