Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe zëvendës Ministri i Transoirtit dhe Lidhjeve Xhelal Bajrami, vizituan Banjat e Dibrës Capa ne 5 Tetor 2013, të shoqëruar edhe nga kryetari i komunës Z. Ruxhdi Lata. Qëllimi i takimit ishte që të shikojnë nga afër ndryshimet e kryera në vitin 2013 në banjat tona, qendrën e re për SPA dhe Wellness si dhe restorantin që do të hapen në 1 Nëntor.

Të dy ministrat i premtuan kryetarit të komunës që shume shpejt do të përmirësojnë ndjejshëm infrastrukturën rrugore në rajon, duke theksuar se Dibra është shembulli më i mirë se si mund ti shëndrojmë resurset natyrore në biznese reale që çojnë drejt zhvillimit.